Në takimin e së hënës, ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për masat ndaj Kosovës, por nuk pritet që të merret ndonjë vendim konkret për heqjen e tyre.
Kështu bëjnë të ditur burime diplomatike në Bruksel, të cilat janë të informuara mbi organizimin e këtij takimi.
Shumë shtete anëtare, përfshirë disa ndër më të fuqishmet, shprehen kundër vazhdimit të masave dhe vlerësojnë se ato janë të pakuptimta dhe po e dëmtojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe vetë punën e emisarit të ri evropian për dialogun.
Disa zyrtarë të lartë evropianë tërheqin vëmendjen se shtetet anëtare janë të bllokuara në këtë drejtim për shkak të mungesës së unanimitetit për heqjen e masave. Sipas këtyre burimeve, kundër heqjes nuk janë vetëm shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, por edhe disa që e kanë njohur pavarësinë e saj. Ato, siç thuhet, presin lëvizje konkrete nga Prishtina zyrtare për të mundësuar arritjen e një konsensusi brenda BE-së për heqjen e masave.
Këto diskutime do të zhvillohen në kuadër të trajtimit të temës së Ballkanit Perëndimor në takimin ministror që do të mbahet në Luksemburg. Këtij debati do t’i paraprijë një darkë pune, e paraparë të mbahet sot mes ministrave të jashtëm të BE-së dhe homologëve të tyre nga shtetet e Ballkanit Perëndimor./rtk
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...