BE-ja në Kosovë dhe Ambasada Gjermane shënojnë nesër një vjetorin e fillimit të pushtimit të paprovokuar, të pajustifikuar dhe në shkallë të plotë të Ukrainës, me shfaqjen e filmit ukrainas të vitit 2022 “Shtëpia e ndërtuar nga copëzat” që flet për fëmijët e prekur nga agresioni.
Në këtë ngjarje do të flasin ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, si dhe gazetarë ukrainas pjesëmarrës në Programin “Gazetarë në Rezidencë në Kosovë”, përcjell arbresh.info.
“Mediat ftohen përzemërsisht të mbulojnë këtë ngjarje nesër, e premte, më 24 shkurt 2023, nga ora 19:00, në Kino Armata në Prishtinë.”, thuhet në komunikatën e zyrës së BE-së në Kosovë.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?