Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog e ka përkrahur vendimin e publikimit të 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga 60 milion eurot e ndara nga Qeveria Hoti në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.
Dje gjatë ditës Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka publikuar listën e 50 bizneseve që kanë përfituar më së shumti nga 60 milion eurot që kishte ndarë Qeveria Hoti në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.
Sipas Szunyog, ky ishte kusht i vendosur nga BE-ja kur u nënshkrua marrëveshja për huanë prej 100 milion eurosh.
“Unë mbështes vendimin e Hekuran Muratit për të publikuar listën e 50 përfituesve më të mëdhenj nga fondet publike të Kosovës. Një hap pozitiv drejt transparencës dhe llogaridhënies. Ky është një kusht për të cilin BE-ja ra dakord me Kosovën kur u nënshkrua marrëveshja e huasë për ndihmë makro financiare prej 100 milion euro”, ka shkruar ai.
Tutje, shefi i zyrës së BE-së ka thënë se masat mbështetëse për bizneset duhet të jenë të gjitha transparente./arbresh.info/
I support @HekuranMurati decision to publish the list of 50 largest beneficiaries from Kosovo public funds. A positive step towards transparency and accountability. This is a condition EU agreed with Kosovo when €100 million Macro Financial Assistance loan agreement was signed.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) April 23, 2021
Murati publikon emrat dhe shumat e 50 bizneseve që përfituan nga Pakoja e Rimëkëmbjes vitin e kaluar
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...