
Kosovo B
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë të ditur se punimet për instalimin e filtrave të rinj në Termocentralin “Kosova B” do të fillojnë në prill të vitit 2026, pasi janë përmbushur të gjitha kushtet teknike dhe ligjore për realizimin e projektit.
Sipas njoftimit, projekti, i financuar nga BE-ja, synon uljen e konsiderueshme të emetimeve të pluhurit dhe oksideve të azotit (NOx), duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë dhe rajon.
Investimi konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës energjetike dhe mbrojtjes së mjedisit, ndërsa Bashkimi Evropian thekson se mbetet partneri kryesor i Kosovës, me 3.7 miliardë euro investime që nga viti 1999.
“Ky investim i madh do të zvogëlojë ndjeshëm emetimet dhe do të përmirësojë cilësinë e ajrit në të gjithë Kosovën dhe rajonin”, thuhet në njoftim, duke riafirmuar angazhimin e BE-së si ofruesi më i madh i ndihmës financiare për vendin./Arbresh.info
Nga 2024 deri sot, katër incidente të armatosura, Trump vazh...
Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratë...
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...
Sulmi i armatosur, Trump publikon pamjet e kamerave të sigur...