Hapja e një zyre ruse në Serbi është pritur me shqetësim të madh nga Bashkimi Europian.
Peter Stano, zëdhënës i diplomacisë dhe shefit të sigurisë së Bashkimit Europian, thotë se BE ka përcjellë me shqetësim të madh raportimet rreth hapjes së zyrës ruse nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë në Beograd.
Qëllimi i hapjes së kësaj zyre thuhet se është forcimi i lidhjeve ushtarake të Rusisë me Serbinë.
Reagimi i Stanos ishte i qartë rreth këtij veprimi të Serbisë.
“Serbia e ka identifikuar integrimin në BE-së si përparësi strategjike dhe pritet që të përafrojë në mënyrë progresive politikat e saj në përputhje me politikat dhe pozicionet e miratuara nga Bashkimi Evropian” tha Stano.
Ai shtoi se bashkëpunimi ushtarak midis vendeve evropiane, duhet të jetë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare.
Dje nëpër mediat e Serbisë u raportua se Ministria Ruse e Mbrojtjes ka dhënë një njoftim për hapjen e zyrës së saj në Beograd.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë konfirmoi procedurën ligjore që kishte nisur në lidhje me hapjen e zyrës ‘pas një marrëveshje midis qeverive të Serbisë dhe Rusisë’.
Qëllimi i pranisë së zyrës së Ministrisë Ruse të Mbrojtjes në Serbi thuhet se është të ofrojë mbështetje dhe të përshpejtojë procesin e bashkëpunimit ushtarak-teknik në përputhje me marrëveshjen e dy vendeve./Arbresh.info/
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin para, stoli ari dh...
Bilanci 24-orësh i Policisë së Kosovës: 44 aksidente trafiku...
Zvicra pezullon vendimet e aplikimit për azil nga iranianët