Bashkimi Evropian momentalisht e ka lënë anash përpjekjen e fuqishme për ta zgjidhur problemin Kosovë-Serbi dhe promovimin e reformave evropiane në Ballkanin Perëndimor.
Sidoqoftë, BE-ja vazhdon të ketë një qëllim strategjik të sigurisë, stabilitetit politik dhe zonës ekonomike.
Bashkimi Evropian aktualisht është i zënë më çështjet e Brexitit, zgjedhjet në Parlamentin Evropian dhe formimin e institucioneve të ardhshme të BE-së.
Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini së fundi theksoi se është mirë që edhe fuqitë e mëdha botërore të ndihmojnë në zgjidhjen e ‘nyjës gordiane’ të çështjes së Kosovës.
Agjencia e lajmeve ‘Beta’, thotë se administrata amerikane ndryshe nga BE është përfshirë dukshëm në zgjidhjen dhe marrëveshjen e rëndësishme për përmirësimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, pasi qeveria në Uashington beson se zgjidhja e këtij problemi është historike, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, siç shpjegojnë burimet diplomatike evropiane për agjencinë e njëjtë, BE nuk ka ikur kurrë nga Ballkani Perëndimor dhe kjo dëshmohet nga përpjekjet e qarta të Berlinit për të rinovuar dialogun Beograd-Prishtinë. Mirëpo, për zgjidhjen e kësaj çështje ka qëndrime të ndryshme në BE.
Në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së u tha se anëtarët dhe institucionet e bashkimit duhet të jenë veçanërisht dhe urgjentisht të brengosura me zhvillimet në BE.
Theksojmë se nga takimi i fundit i G7 u tha se pa normalizimin e marrëdhënieve në mes Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në rajon.
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...
LVV: 116, numri i fitores
Media ndërkombëtare shkruan për vizitën e Marta Kos: Kosova ...
27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të...
Tragjike në Ferizaj/ 29-vjeçari gjendet pa shenja jete në Ra...