Qytetarët në Kosovë janë duke votuar sot në zgjedhje të parakohshme të thirrura muajin e kaluara pasi kryeministri Isa Mustafa e humbi votëbesimin në Parlament, shkruan BBC.
Transmetuesi publik britanik shkruan se qeveria e re në Kosovë do të duhet ta luftojnë papunësinë e lartë, ta përmirësojë ekonominë dhe të zhvillojë marrëdhënie më të mira me fqinjët, transmeton Express.
Ndërkohë, një fitore e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në këto zgjedhje do t’i komplikonte marrëdhëniet me Serbinë, sipas BBC.
Kjo për shkak se Serbia ka lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar për arrestimin e tij për gjoja krime lufte.
“Një nga prioritetet kryesore për cilëndo qeveri të re do të jetë ulja e papunësisë që është në një nivel prej 30 për qind, dhe t’i ulë tensionet me Serbinë, që është parakusht për të dy vendet para se ato të mundë t’i bashkohen Bashkimit Evropian,” shkruan BBC.
Perëndimi beson se përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është mënyra më efektive për ta stabilizuar rajonin e dëmtuar nga lufta gjatë viteve 1990-ta, shkruan më tej transmetuesi britanik.
Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...