Bazaj: Nasim Haradinaj në Hagë dha shembuj si duhet të mbrohet lufta e UÇK-së

10:12 | 13 Janar 2022
A Z

Ish-kandidati për deputet i AAK-së, Naim Bazaj ka reaguar rreth paraqitjes së Nasim Haradinajt në Hagë.

Bazaj shkruan se Haradinaj nuk ndryshojë asnjëherë me paraqitjen para një gjykate të Hagës, sipas tij edhe njëherë ju dha shembuj si duhet të mbrohet lufta e UÇK-së.

Sipas tij,  trimat si ai pranojnë edhe të dënohen pa fakte e me skenar të ndryshëm.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Nasim Haradinaj, nuk ndryshove asnjëher me paraqitjen tënde para një gjykate të HAGËS edhe njëher ju dha shëmbuj si duhet te mbrohet lufta e UÇK-së, në Hag Deshmove se trimat si ju pranojnë edhe të denohen pa fakte e me skenar te ndryshëm sikur shumë shokë qe sot ndodhen pa drejtesishtë ne burgje për intersa te tradhtarvë,
Te rrallë jan trimat si ju.
Mbahu i fortë shoki im si Hero #NasimHaradinaj./arbresh.info/