Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, i ka konsideruar të dëmshme dhe të papranueshme sulmet e tifozëve të Prishtinës “Plisat’, ndaj bizneseve sllovene që gjenden në Kosovë.
“Sllovenia ka qenë dhe është mike e Kosovës. Ajo na ka ndihmuar në moment më të vështira dhe vazhdon të jetë mbështetëse e fuqishme e shtetndërtimit të Kosovës”, ka thënë Bahtiri, përmes një komunikate për media.
“Jam i bindur se edhe vendimi që do të merret lidhur me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, nga institucionet e atjeshme, do të jetë i drejtë dhe në favor të Haradinajt. Prandaj, sulmet ndaj bizneseve sllovene që shtrihen në Republikën e Kosovës, janë të papranueshme dhe të dëmshme për raportet miqësore midis dy shteteve”, tha ai.
Bahtiri ka kërkuar nga “Plisat”, por edhe qytetarët tjerë, që të ruajnë gjakftohtësinë, të mos i dëmtojnë bizneset sllovene dhe të presin vendimin e organeve të drejtësisë në Slloveni.
Policia rrethon Qeverinë, disa protestues arrijnë para objek...
Arrestohet një protestues i moshuar që po kundërshtonte shtr...
Nis protesta kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të ...
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...