Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se KOSTT ka marrë pronësinë e ngastrës në Sojevë të Ferizajt ku do të vendosen bateritë 90 MWh për ruajtjen e energjisë.
“Me nënshkrimin e marrëveshjes mes Ministrisë së Ekonomisë, Komunës së Ferizajt dhe KOSTT-it, punimet për bateritë do të ecin përpara në kuadër të programit kompakt me MCC-në. Bateritë do të ruajnë energji kur ka tepricë dhe do ta kthejnë në rrjet kur kërkesa rritet, për furnizim më të qëndrueshëm dhe kosto më të përballueshme”, ka shkruar ajo në “Facebook”.
Sipas saj, partneriteti Kosovë-SHBA po kthehet në edhe një rezultat konkret: infrastrukturë që e bën energjinë më të sigurt për qytetarët.
Ndryshe Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit e Qeverisë amerikane dhe Qeveria e Kosovës dy vite më parë lansuan zbatimin e programit kompakt, që është i fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve për energji të pastër.
Programi, është në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh. Nga kjo vlerë, 202 milionë janë nga MCC-ja dhe 34.7 milionë të tjera janë kontribut i Qeverisë së Kosovës.
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...