Bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë, Haxhiu i del në mbrojtje të Pecit

12:31 | 27 Maj 2025
E.K

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka dalë publikisht në mbështetje të Ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, pas bastisjeve të kryera sot në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë në lidhje me çështjen e fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore.

Haxhiu shprehu bindjen e saj të plotë se Peci ka bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë mandatit të tij dhe theksoi se nuk ka asgjë për të fshehur.

Ajo e cilësoi ngjarjen si pjesë të një plani për të dëmtuar jo vetëm ministrin Peci, por edhe Qeverinë Kurti.

“Unë jam shumë e bindur që ministri Peci e ka bërë një punë të jashtëzakonshme në ministrinë e Bujqësisë. Nuk ka asgjë për të fshehur këtu, nuk ka pasur ndërhyrje, ne kemi pasur rastin të diskutojmë para disa ditëve dhe sot, ai është shumë i hapur që të bashkëpunojë me institucionet për të zbardhur këtë plan për ta dëmtuar ministrin Peci dhe Qeverinë Kurti”. pohon ajo.