Bastisje në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri

14:42 | 26 Prill 2022
A Z

Njësitë Speciale kanë kryer një operacion policor në Mitrovicë, konkretisht në lagjen e Boshnjakëve.

Rastin për arbresh.infoe ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili ka thënë se nuk ka të arrestuar nga ky aksion.

“Policia e Kosovës, në këtë rast departamenti i hetimeve ka realizuar një operacion policor në Mitrovicë, konkretisht në lagjen e Boshnjakëve. Gjatë këtij operacioni policorë është kryer bastisje në një lokacion. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa dy personave iu është lënë ftesë për paraqitje në Policinë e Kosovës, mbi dyshimin e bazuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale”, është shprehur Kelani./arbresh.info/