Njësia e Hetimeve, në bashkëpunim me patrullën policore në Kaçanik dhe me urdhër të prokurorit të shtetit ka ndërmarrë një bastisje në shtëpinë e personit A.S (43 vjeç).
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar:
– Dy armë zjarri (pistoleta)
– 67 fishekë
Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor Kaçanik për intervistim dhe me vendim të prokurorit të rastit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore./Arbresh.info

Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...
Vetëvendosje e vetme deri tani në seancën për zgjedhjen e pr...
Abdixhiku: Presim shpërndarjen e Kuvendit qysh në mesnatë
Fillon seanca për presidentin
VV nominon Fatmire Mulhaxha Kollçakun për presidente të Koso...
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...