Policia e Kosovës ka bastisur lokalin e natës “Kobra City”.
Hetuesit e Drejtorisë së krimeve të rënda janë në kërkim të provave lidhur me rastin ku pas një incidenti mbeti i vdekur një 31-vjeçar nga Kukësi, Visart Cengu.
Gjithashtu janë bastisur edhe tri shtëpi të tjera ku janë gjetur dhe konfiskuar sende dhe aparatura që ndoshta mund të përdoren si dëshmi për rastin e vrasjes.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar togeri, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se në shtëpinë e njërit person janë gjetur disa fishek dhe një granat dore .
“Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë të raportuar para dy ditësh, nga hetuesit e Drejtorisë së krimeve të rënda ne bashkëpunim Drejtorin Rajonale të Policisë në Prizren, na vazhdim të hetimeve sot Jane bastisur 3 shtëpi dhe lokalin natës Kobra City. Gjatë bastisjes janë sekuestruar disa sende dhe aparatira që ndoshta mund të përdoren si dëshmi në rastin e vrasjes. Për veç këtyre në shtëpin e një personi Jane gjetë disa fishek dhe një granat dore, për këto është hap rast I ri penal ndaj të dyshurit për veprën penal “Mbajtje në pronësi, apo posedim I paautorizuar I armës”. Rasti hatohetme procedurë të rregullt”, tha Bytyqi./arbresh.info/
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...