Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e Policisë së Kosovës, ka realizuar një plan operativ, me qëllim të hetimit, zbulimit dhe parandalimit të trafikimit me qenie njerëzore.
Ky plan është realizuar në kuadër të kampanjës vetëdijesuese me moton “Mos hesht, ndal trafikimin me njerëz”, me qëllim të marrjes së masave pro aktive në identifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit.
Zyrtarët policorë kanë kontrolluar 17 (shtatëmbëdhjetë) lokale në lokacione të ndryshme. Tri nga këto lokale janë mbyllur nga inspektorët komunalë si dhe janë shqiptuar gjoba dhe vërejtje për mungesë të dokumenteve të punës.
Në këto lokale janë hasur duke punuar 133 (njëqind e tridhjetë e tre) punëtorë, prej tyre 86 (tetëdhjetë e gjashtë) femra dhe 47 (katërdhjetë e shtatë) meshkuj. Nënshtetësia e këtyre punëtorëve është: 70 (shtatëdhjetë) kosovarë/e, 61 (gjashtëdhjetë e një) shtetas/e të Shqipërisë, 1 (një) Serbisë dhe 1 (një) Bullgarisë.
Në lokalet e kontrolluara janë gjetur dhe janë sekuestruar disa gjëra të ndaluara (sprej, shufër metalike) të cilat janë sekuestruar nga Policia.
Të gjithë shtetasit e huaj, në mungesë të paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit, janë referuar të trajtohen nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së./arbresh.info/
Qeveria merr disa vendime në mbledhjen elektronike
Flick i jep përparësi ëndrrës së Ligës së Kampionëve pavarës...
Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare
PDK: Rezoluta e miratuar, akt i rëndësishëm për mbrojtjen e ...
Sveçla deklarohet plotësisht i pafajshëm për gazin lotsjellë...
Dy ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet hungareze – publ...