Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon dëshminë Sokol Bashota si dëshmitar i 109-të në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Bashota në seancën e sotme deklaroi se Thaçi nuk ishte në gjendje të lëshojë urdhra për zonat. Ndërsa, duke u përgjigjur në pyetjet e gjyqtarit Christoph Barthe, ai tha se drejtori i Drejtorisë Politike s’e ka pasur këtë mundësi.
“Drejtori i Drejtorisë Politike nuk ka mujt me lëshu urdhra për veprime ushtarake apo për zonat. Ky ka qenë drejtor i Drejtorisë Politike. Mbi bazën e kësaj”, tha Bashota.
Sipas tij, kjo kompetencë e urdhrave ushtarake për ushtarët nëpër zona ka qenë ekskluzivisht e Bislim Zyrapit.
“Ajo ka qenë kompetencë ekskluzive e Bislim Zyrapit, komunikimi me komandantët e zonave. Ka qenë shef i Shtabit prandaj”, tha Bashota.
Ai tha se e ka fjalën për urdhrat që kanë të bëjnë me zonat për shkak se për ato, sipas tij, nuk ka pasur mundësi të ekzistojnë urdhra politik.
Bashota kishte thënë se Thaçi nuk ishte në gjendje të lëshonte urdhra as lidhur me persona të ndaluar.
Gjithashtu, ai tha se edhe si kryeministër i Qeverisë së Përkohshme, nuk e di nëse Thaçi e ka pasur mundësinë të japë urdhra për ushtarët./Betimi për Drejtësi
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...