Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell gjatë ditës së djeshme (e martë), priti në një drekë jozyrtare në New York liderët e Ballkanit Perëndimor.
Ky takim u mbajt në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (APKB).
“Diskutimi sot u fokusua në ndikimin global dhe rajonal të luftës së paligjshme dhe të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës. Përfaqësuesi i Lartë Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor diskutuan se si t’i trajtojnë së bashku pasojat e dëmshme të kësaj lufte në çmimet e ushqimeve dhe energjisë dhe në stabilitetin dhe sigurinë në Evropë dhe globalisht”, thuhet në njoftim.
Përfaqësuesi i Lartë Borrell theksoi mbështetjen që BE-ja po i jep Ballkanit Perëndimor për të rritur sigurinë e energjisë dhe për të adresuar kërcënimet hibride, duke përfshirë manipulimin dhe ndërhyrjen e informacionit të huaj kibernetikë.
“BE-ja dhe Ballkani Perëndimor do të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku në përballjen e sfidave që imponon globalisht lufta e paprovokuar e Rusisë ndaj Ukrainës. BE-ja plotësisht e përfshin Ballkanin Perëndimor me nismat e saj për të zbutur ndikimet e luftës”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit për media këto takime jozyrtare zhvillohen dy herë në vit në Bruksel dhe New York dhe shërbejnë si mundësi joformale për të shkëmbyer pikëpamje rreth sfidave në rajon dhe për të ardhmen evropiane të rajonit. /arbresh.info/
I dënuar me 9 vite burg nga GJKKO për pjesëmarrje në grup kr...
Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë rreth 13 mijë ...
Rodri dënohet me 80 mijë funte pas kritikave ndaj gjyqtarit
Rusia dhe Kina rihapin lidhjen hekurudhore pas 6 vitesh
Kur merret vendimi për dekretin e Presidentes? Flasin nga Gj...
Konfirmohet një tjetër mungesë e madhe për Realin ndaj Cityt