Bashkimi Evropian dënon fuqishëm vrasjen e Oliver Ivanoviq sot në veri të Mitrovicës.
Kështu ka thënë zyra e Misionit të BE-së për sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX-it në një përgjigje për Arbresh.info
“Bashkimi Evropian dënon fuqishëm vrasjen e Oliver Ivanoviq. Bashkimi Evropian shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen e Oliver Ivanoviq”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.
Bashkimi Evropian u bën thirrje autoriteteve vendore të sundimit të ligjit, që të ndërmarrin të gjitha masat për të gjetur kryerësit e aktit dhe t’i sjellin ata para drejtësisë sa më shpejtë.
“EULEX do t’i përkrah autoritetet sipas mandatit qe ka. Ne bëjmë thirrje për bashkëpunim me autoritetet relevante, ruajtje te qetësisë dhe përgjegjshmëri”, thuhet në reagimin e tyre.
/Arbresh.info
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...
Vetaksident në Prishtinë, një person i lënduar