Bashkëvendësi i Veselit e mposht djalin e Lladrovcit në garën e rinisë së PDK’së

16:50 | 7 Korrik 2018
V. S.

Donjet Bislimi është zgjedhur kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës, para pak minutash. Në garë kundër tij ishte edhe djali i Ramiz Lladrovcit, Rilindi, i cili humbi kundër Donjet Bislimit.

Rinia Demokratike ka mbajtur sot zgjedhjet për organet e reja, e në garë ishin dy kandidat. Donjet Bislimi i Mitrovicës kundër Rilind Lladrovcit nga Drenasi, shkruan Gazeta Express.

Garën për kreun e  Rinisë Demokratike e fitoi Bislimi.

Ai është votuar më unanimitet nga delegatët e Konventës së Gjashtë Zgjedhore. Donjeti është mjek me profesion dhe shef i asamblistëve të PDK-së në Mitrovicë.

Pas votimit ka reaguar Kadri Veseli duke thene se Dekada e Re u takon rinise. /Express/

Të ngjashme