Bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, Linda Rama, mori pjesë në mbledhjen komemorative për Haxhi Thaçin dhe shprehu ngushëllime për familjen Thaçi në këtë ditë të trishtuar.
Ajo theksoi se ishte aty për të qëndruar pranë nënës së Hashim Thaçit, Nënë Hyrës, dhe gjithë familjes Thaçi.
“Kjo është një ditë e trishtuar dhe në këtë ditë të trishtuar jam këtu me ty Nëna Hyrë, në radhë të parë sepse e di mirë se çfarë do të thotë të jesh prind i një politikani, e posaçërisht nëna e një politikani. E kam përjetuar pranë nënës së Edit dhe në këtë ditë të trishtuar jam këtu me të gjithë familjen tuaj, të cilës sot i mungojnë dy burra. E di dhe më mirë se çfarë do të thotë të jesh bashkëshortja e një politikani, aq më tepër e një udhëheqësi, aty ku fryjnë e nuk pushojnë erërat e forta, e përjetoi çdo ditë”, u shpreh tutje ajo./Arbresh.info
Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...
Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...
Shqipëria në epërsi pas pjesës së parë me golin e Arbër Hoxh...