Kryetari i PSD-së, njëherësh ish-Sekretari Organizativ i LVV-së, Dardan Molliqaj ka deklaruar se askush nga Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka vizituar Astritin sa ishte në burg.
Ndaj kësaj ka reaguar bashkëshortja e të ndjerit, Arta Boshtraj-Dehari.
Ajo i ka hedhur poshtë këto pretendime të ish-Sekretarit Organizativ të LVV-së.
“Për hir të korrektësisë që u përmend nga Dardan Molliqaj sot në emisionin Rubikon, sa i përket vizitave në burg sa ishte Astriti që asnjë nga zyrtarët e Vetëvendosjes nuk e kanë vizituar Astritin në burg dhe familjen në shtëpi, nuk janë të vërteta. Liburn Aliu dhe Albin Kurti kanë qenë në vizitë tek ne në shtëpi dhe kanë kërkuar nga ne që në vizitën e radhës të hyjnë në listë bashkë me familjen për vizitë në burg. Dhe e mbaj mend shumë mirë që Nona (Xhemile Dehari), ju ka thanë që në vizitën e radhës është lajmëruar Sami Kurteshi, por për vizitat e ardhshme do të i shkruajmë emrat për ju. Këtë ju ka thënë nona Liburnit dhe Albinit”, shkroi Boshtraj-Dehari në Facebook.
Bashkëshortja e Astritit shtoi se Dardani duhet ta ketë parasysh që këto vizita nuk kanë mundur të realizohen “pasi që Astritin pas dy dite që ne e kemi realizuar vizitën e fundit e kanë vra në burg”.
“Edhe sa për marren që e përmendi e sa për dhimtën që e kanë familja, juve si shokë të Astritit që keni qenë, veç pak me ju pas dhimtë shoku siç edhe po thirreni, kishi nejt në Lëvizje atë kohë kur edhe rasti ka qenë në vitin e parë të hetimeve, e ndoshta kjo do të kishte ndihmu që të zbardhej rasti edhe më herët”, përfundoi Arta Boshtraj-Dehari./arbresh.info/
Policia në Gjilan mban ligjëratë me nxënësit për rreziqet ng...
Osmani: Shpresojmë që aplikimi ynë të jetë në tryezën e anët...
Gjendet granatë e pashpërthyer në Rahovec, FSK e asgjëson në...
Pamje të reja zbulojnë zemërimin e Ruben Amorimit ndaj yllit...
Mbi 60 aksidente të regjistruara brenda 24 orëve të fundit n...
Publikohet çmimorja e re e biletave për Kupën e Botës