Bashkëpunim i vazhdueshëm në komunën e Vitisë nga MAPL në situatë pandemie me Covid-19

16:04 | 24 Prill 2020

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, zëvendësministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Fatbardha Emini, të shoqëruar nga Drejtorja Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan, Kolonel Elmina Mahmuti, vizituan sot komunën e Vitisë dhe stacionin policor në Viti.

Në takim me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Halitit, u bisedua për angazhimet që janë duke i bërë  komuna dhe Qeveria e Kosovës në këtë situatë pandemie me Covid-19. Gjithashtu u diskutua për ngritjen e bashkëpunimit të nivelit komunal, me qëllim për të bashkërenduar nevojat për parandalim.

Gjatë bashkëbisedimit u vlerësua se ka nevojë për përkrahje më të madhe nga  Qeveria, në veçanti për komunën e Vitisë, duke marrë parasysh se kjo pandemi ka filluar në këtë komunë dhe ende po vazhdon të ketë qytetarë që janë të prekur nga Covid 19.

Ndërsa gjatë vizitës në stacionin Policor të komunës së Vitisë, u vu në dukje angazhimi i Policisë së Kosovë në këtë komunë në këtë periudhë dhe u vlerësua se gjendja e përgjithshme e sigurisë është brenda parametrave normal./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara