Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, zëvendësministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Fatbardha Emini, të shoqëruar nga Drejtorja Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan, Kolonel Elmina Mahmuti, vizituan sot komunën e Vitisë dhe stacionin policor në Viti.
Në takim me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Halitit, u bisedua për angazhimet që janë duke i bërë komuna dhe Qeveria e Kosovës në këtë situatë pandemie me Covid-19. Gjithashtu u diskutua për ngritjen e bashkëpunimit të nivelit komunal, me qëllim për të bashkërenduar nevojat për parandalim.
Gjatë bashkëbisedimit u vlerësua se ka nevojë për përkrahje më të madhe nga Qeveria, në veçanti për komunën e Vitisë, duke marrë parasysh se kjo pandemi ka filluar në këtë komunë dhe ende po vazhdon të ketë qytetarë që janë të prekur nga Covid 19.
Ndërsa gjatë vizitës në stacionin Policor të komunës së Vitisë, u vu në dukje angazhimi i Policisë së Kosovë në këtë komunë në këtë periudhë dhe u vlerësua se gjendja e përgjithshme e sigurisë është brenda parametrave normal./arbresh.info

Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...