131 milionë e 800 mijë euro kanë paguar bashkatdhetarët që jetojnë në botën e jashtme që nga viti 2002 e deri në janar të këtij viti, në emër të taksës në kufirin e Kosovës.
Këto të dhëna i ka bërë publike kryetari i Komisionit parlamentar për financa, Naser Osmani, në seancën e rregullt të Kuvendit, raporton KTV.
Sipas tij, nga kjo shumë në emër të kompensimit të dëmeve, kompanitë e sigurimit të Kosovës kanë paguar vetëm 10 milionë e 260 mijë euro, ose 7.8 % të të hyrave. Ai ka shpjeguar se mungesa e Kartonit të Gjelbër dëmton rëndë ekonominë e Kosovës dhe bashkatdhetarët, si pasojë e neglizhencës së institucioneve, transmeton Koha.net.
Për çështjen e taksës kufitare është diskutuar edhe në mbledhjen e Qeverisë. Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka kërkuar nga qeveria që të angazhohen të gjitha institucionet relevante të shtetit në mënyrë që bashkatdhetarët sa më parë të lirohen nga kjo taksë.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...