131 milionë e 800 mijë euro kanë paguar bashkatdhetarët që jetojnë në botën e jashtme që nga viti 2002 e deri në janar të këtij viti, në emër të taksës në kufirin e Kosovës.
Këto të dhëna i ka bërë publike kryetari i Komisionit parlamentar për financa, Naser Osmani, në seancën e rregullt të Kuvendit, raporton KTV.
Sipas tij, nga kjo shumë në emër të kompensimit të dëmeve, kompanitë e sigurimit të Kosovës kanë paguar vetëm 10 milionë e 260 mijë euro, ose 7.8 % të të hyrave. Ai ka shpjeguar se mungesa e Kartonit të Gjelbër dëmton rëndë ekonominë e Kosovës dhe bashkatdhetarët, si pasojë e neglizhencës së institucioneve, transmeton Koha.net.
Për çështjen e taksës kufitare është diskutuar edhe në mbledhjen e Qeverisë. Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka kërkuar nga qeveria që të angazhohen të gjitha institucionet relevante të shtetit në mënyrë që bashkatdhetarët sa më parë të lirohen nga kjo taksë.
120 vende, 120 emra: Këta janë deputetët e Kuvendit të Kosov...
Kurti: Zahir Pajaziti me shokë, dritë udhërrëfyese e reziste...
KFOR-i zhvillon stërvitje për forcimin e kapaciteteve operac...
Irani i gatshëm për bisedime bërthamore me SHBA-në, por vend...
Morientes krahason Liverpoolin me Realin, flet për të ardhme...
Spiropali: Objektiv strategjik, mbyllja e procesit teknik të...