Me përfundimin e festave të fundit mërgimtarët janë nisur në drejtim të vendeve ku ata jetojnë shkruan arbresh.info.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat më të gjata janë në pikën kufitare Merdar, ku pritjet po zgjasin katër deri në pesë orë me kolona të gjata deri në tre mijë metra.
Kolona të gjata ka edhe në pikat tjera kufitare si Mutivodë, ku pritjet janë deri në një orë e gjysmë.
Në Jarinë ka rreth një orë pritje, kurse në Muqibabë 40 minuta.
Te pika kufitare Dheu i Bardhë sonte pritja është gjysmë ore.
Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje nuk ka pritje më shumë se 5 minuta në hyrje dhe dalje.
Për të përcjellur gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...