Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka marrë pjesë në homazhet për Astrit Deharin bashkë me kreun e LVV-së, Albin Kurtin dhe familjen Dehari.
Basha ka thënë se edhe në kohën e Jugosllavisë janë sajuar aktakuza për të mbajtur njerëzit në burg, derisa sipas tij, Astrit Dehari, është mbajtur në burg pa aktakuzë.
“Në kohën e Jugosllavisë, regjimi fashist ka saju aktakuza kur i ka majt njerëzit në burg. Astrit Deharin e kanë majt në burg 67 ditë pa aktakuzë, pa e marrë në pytje, pa asgjë”, ka thënë kreu i Kuvendit.
Basha ka thënë se ajo që i ka ndodhur Astrit Deharit është më e keqe se çfarë iu ka ndodhur shqiptarëve nën regjimin e Millosheviqit.
“Kjo është një prej akteve më të rënda që e ka përjetur vendi jonë pasluftës. S’e kemi pritë që me vujtë na më keq se që e kanë vujt shqiptarët në regjimin fashist të Millosheviqit, kjo ka ndodhë në rastin e Astrit Deharit”, ka thënë Basha./Arbresh.info
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...
Begaj reagon për vdekjen e Rexhep Qosjes: Një mendje e shqua...
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes