Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar me një postim në “Twitter” lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama pas kapjes së Klement Balilit, i cili tha se i djeg posaçërisht opozitës.
Basha thotë se kjo i djeg Ramës pasi Balili është prova e kapitullimit të tij para krimit dhe se së shpejti ai do lehtësohet nga akuzat, duke sjellë si precedent rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
“Ramës i djeg e vërteta sepse Balili është prova e kapitullimit të tij para krimit. I djeg sepse ka ulur kokën para të gjitha kushteve të trafikantit të drogës. I djeg sepse shqiptarët do ta shohin shpejt lehtësimin nga akuzat për trafik droge. E kemi pare këtë film me S. Tahirin”, shkruan Basha.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës