Kryeparlamentari Dimal Basha ka pranuar sot Raportin e Progresit të vitit 2025 nga Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.
Basha ka vlerësuar se raporti pasqyron zhvillimet e fundit në vendin tonë dhe nënvizon hapat e rëndësishëm që Kosova ka ndërmarrë në forcimin e institucioneve, në sundimin e ligjit dhe në konsolidimin e demokracisë, shkruan Arbresh.info
Vlerësimet pozitive që përmban raporti, sipas Bash, janë dëshmi e përkushtimit të institucioneve tona për reforma të qëndrueshme dhe për përparim të matshëm.
“Krahas arritjeve, raporti ofron edhe udhërrëfyes për fushat ku duhet të thellojmë përpjekjet tona. Këto rekomandime do të shërbejnë si orientim i qartë për punën e Kuvendit dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në të mirë të vendit. Synimi ynë i qartë dhe i palëkundur është që Republika e Kosovës të bëhet pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Evropian. BE-ja është destinacioni i natyrshëm i Kosovës, sepse aty përkasin vlerat, bindjet dhe aspiratat e qytetarëve tanë”, ka thënë në një shënim të tij kryeparlamentari Dimal Basha./Arbresh.info
Rriten çmimet e derivateve – ekonomistët: Të ulet akciza dhe...
Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, ka...
Aksion i madh policor në Prishtinë, raportohet për arrestimi...
Trump: SHBA-ja do t’i ndalë sulmet ndaj caqeve energjetike t...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait ...
Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Po...