Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha, ka kritikua Qeverinë Hoti për “heshtje”, ndaj retorikeve raciste të Serbisë në raport me Kosovën.
Në profilin e tij në Facebook Basha ka thënë që është shumë e frikshme që hesht Evropa, sidomos kur e di historinë fashiste, e për më tepër që Daçiq e Vuçiq kanë qenë pjesë e kabinetit të kriminelit Millosheviq, njëri ministër e tjetri zëdhënës.
“Ende më e frikshme që shqiptarët në Kosovë e kanë një Qeveri Koti që përveq që nuk reagon, për më tepër e akomodon duke bashkëpunu me suspendu Kushtetutën tonë, duke iu bashkangjit iniciativave te Vuçiqit (mini-Novi Sadit) qe dikur vet e kanë kundërshtu, dhe duke ia hjekur reciprocitetin dhe rrjedhimisht duke pranu mos me qenë i barabartë. Ne fuqi me luftu s’kemi, por jam i bindur që kemi mjaftueshëm alternativa me mbrojt dinjitetin tonë, dhe reciprociteti është një prej tyre. E ka mundësinë, tani i duhet vetëm guximi”, ka thënë deputeti i Vetëvendosjes.
Trump urdhëron zgjatjen e bllokadës detare ndaj Iranit
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit