Pas takimit me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, kreu i Partisë Demokratike k përsëritur sërish apelin për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme para Parlamentit.
I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të reflektonte për deklaratat e Presidentit Meta, që kërkoi hapa pas si nga opozita ashtu edhe nga maxhoranca në lidhje me krizën politike, kryedemokrati përgjigjet prerë.
“Unë nuk kam ndërmend të komentoj deklaratat e Presidentit, po në përballje me qeverinë e kapur nga krimi për të vjedhur zgjedhjet nuk ka për të pasur hapa pas, por vetëm hapa para drejt largimit të Edi Ramës, duke nisur që nesër në orën 10:00. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve për pjesëmarrje masive nesër para Asamblesë së Krimit. Kjo është një betejë që na bashkon e nuk na ndan. Nuk është betejë për pushtet apo për një parti. Nuk do të ketë asnjë hap pas nga opozita”, u shpreh Basha.
“Në përballje me krimin e organizuar nuk ka për të pasur asnjë hap pas por vetëm hapa përpara. Vetëm hapat përpara do ti japin shqiptarëve që që meritojnë, asnjë hap pas por hapa përpara duke nisur nesër me qytetarët në protestë, i bëj thirrje bashkëqytetarëve që të vijnë”, shtoi kreu i PD-së.
Protesta pritet të nisë nesër rreth orës 09:00, ndërsa seanca plenare është parashikuar një orë më pas.
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
“Mallkimi” i Krishtlindjeve – A do të arri...
Gmail po ndryshon rregullat? Adresa juaj e email-it mund të ...
Dehidratimi në dimër mund të ketë pasoja serioze: Ja sa ujë ...
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...