Kryetari në detyrë i Kuvendit, Dimal Basha, pas mbledhjes me partitë politike për seancën konstituive që do të mbahet nesër, tha se ka pasur konsensus të plotë nga të gjitha partitë politike.
Ai tha se me kërkesë të PDK-së, seanca nuk do të mbahet në orën 12:00, por në orën 17:00 si pasojë e gjykimit që po mbahet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Data mbetet nesër, mirëpo ora ka ndryshuar. Kjo ka ardhur me kërkesë të nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, për shkak të rrethanave që gjendemi nesër ku mbrojtja në Hagë do ta ketë fjalën e vet gjatë gjithë ditës. Të gjitha subjektet politike janë pajtuar që seanca të mbahet në orën 17:00”, tha Basha.
Ai shtoi se të gjithë udhëheqësit e partive politike janë pajtuar po ashtu që votimi për pesë nënkryetarët e Kuvendit të bëhet në pako.
“Ka pasur konsensus për raportin, për votimin e kryetares/kryetarit, të pesë nënkryetarëve, dhe ka një dakordim brenda kësaj mbledhjeje, që do të bëhet votimi në pako i pesë nënkryetarëve për t’u bërë kosntituimi i Kuvendit sa më shpejt dhe më pas të bëhet votimi i qeverisë”, deklaroi kryeparlamentari Basha.
Maqedonci dhe Hargreaves bisedojnë për forcimin e bashkëpuni...
Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?
OESH shpreh shqetësim për kërkesën e Prokurorisë ndaj ish-kr...
Një efektiv i lënduar gjatë protestës në Shqipëri
Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion nd...
Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e P...