Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka uruar të gjithë qytetarët, Vitin e Ri 2026.
“Të dashur qytetarë, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, urime të gjithëve Vitin e Ri 2026. Pas një viti që patëm përplot sfida politike, shpresoj se viti i ardhshëm do të jetë vit i stabilitetit institucional dhe i progresit ekonomik e shoqëror për të gjithë pa dallim. Ndërrimi i viteve na jep energji dhe shpresë të re, dhe me këtë rast nga thellësia e zemrës uroj që viti 2026 t’ju sjellë shëndet, sukses e gëzime të përditshme dhe harmoni në familjet tuaja. Urime të gjithëve dhe suksese e mbarësi më 2026!”, ka shkruar Basha në ‘Facebook’.
Vdes një 30-vjeçar pas plagosjes me armë zjarri në Prishtinë
A mundet Trumpi t’i nxjerrë vërtet SHBA-të nga NATO? Çfarë d...
Rritja e çmimit të naftës, qytetarët kufizojnë përdorimin e ...
ShBA paralajmëron: Objektiva në Shqipëri mund të bëhen cak i...
KS i OKB diskuton për Kosovën këtë muaj, nuk sheh progres në...
Hajdari: Asnjë pikë gjaku nuk është e tepërt për këtë vend