Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka dalë sot në një konferencë për media, ku ka mohuar kategorikisht se ka qenë i përfshirë në temat që lidhen me UÇK-në. Ai ka theksuar se punimet e tij akademike kanë trajtuar vetëm çështjen e islamit fundamentalist.
Duke folur për akuzat që e lidhin me raportin e Dick Martyt, kryeparlamentari tha se janë të pavërteta, duke kujtuar se në vitin 2010 kishte publikuar një shkrim ku bënte thirrje për kundërshtimin e atij raporti, pasi sipas tij “do t’i kushtonte shumë Kosovës”.
“Unë këtu jam për të deklaruar që nuk është hera e parë që unë si Dimal Basha, e as ne si VV sulmohemi me të pavërteta nga qarqe të caktuara. Është e lodhshme që në këtë vend shpifjet nuk kanë të ndalur, andaj ndjej përgjegjësi të sqarojë për akuzat që janë ngritur kundër meje. Në vitin 2012 keam dorëzuar hulumtim për publikm, atë kohë kam bërë hulumtim për deportimin e islamit fundamendalist në Evropën Juglindore, kam dërguar hulumtim vetëm për këtë temë. Këtu përfundon përgjegjësia ime për këtë temë. Edhe tema ime master gjithashtu e mbulon vetëm këtë pjesë. Asnjë fjalë të vetme nuk e gjeni UÇK ose çkado tjetër. E mbulon vetëm temën e islamit fundamentalist me fokus Kosovën. Të njëjtën e thotë profesoresha ku kam studiuar, ajo personalisht ka dërguar email demantues. Nuk kam shkruar asnjë fjali nga kapitujt e tjerë. Këto akuza, dhe lidhjet e mia me raportin e Dick Martyt janë të ulëta, sepse unë në vitin 2010 kam publikuar shkrim të cilin do ta shpërndaj me ju, ku kam bërë thirrje që të luftohet ky raport sepse do të na kushtojë shumë. Është i publikuar në Telegrafi ku i bëj thirrje diplomacies të intervenojnë sa më shpejt”, thotë Basha.
Tutje ai nënvizoi se për të, lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe se i përkulet secilit që ka kontribuar për lirinë dhe paqen në vend.
“Unë Dimal Basha si kryetar Kuvendi e si çdo qytetar, e kam të shenjtë luftën e UÇK-së. Unë i përulem secilit që ka kontribuar në luftë e paqe. Kurrë në jetën time nuk është shkruar e as nuk gjendet asnjë shkrim për këtë vlerë, distancohem kundër kësaj vlere. Për dy mandate kam bërë beteja të mjaftueshme dhe jashtë tij. 6 vite, portalet e të ashtuquajtur gazetarë nuk kanë ndaluar duke më ofenduar në mënyra më të ulëta, duke përdorur edhe burime nga gazeta të Beogradit”, shton ai./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...