Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, mirëpriti sot në Kuvend 21 nxënësit e Brainobrain Kosova, të cilët përfaqësuan me shumë sukses vendin tonë në 15th Brainobrain International Competition të mbajtur në Dubai.
Fëmijët ishin të shoqëruar nga znj. Adella Gjini Rodiqi, drejtoreshë e mësimit, dhe znj. Vlera Matoshi Shala, koordinatore në Brainobrain Kosova, si dhe nga disa prindër.
Në këtë garë morën pjesë 1,810 nxënës nga 16 shtete, ndërsa ekipi i Kosovës u rikthye me rezultate të jashtëzakonshme, duke marrë 12 trofe të vendit të parë, 7 trofe të vendit të dytë dhe 2 trofe të vendit të tretë.
Duke u uruar mirëseardhje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetari Basha përgëzoi nxënësit për suksesin e merituar dhe i inkurajoi të vazhdojnë rrugën e shkëlqyeshme që ata po ndjekin.
“Talenti juaj, së bashku me përgatitjen profesionale nga instruktorë të licencuar të Brainobrain Kosova, dëshmon se rezultatet e jashtëzakonshme arrihen kur punës dhe përkushtimit i bashkohet metoda cilësore”, theksoi kryetari Basha.
Kryetari i Kuvendit shtoi se fëmijët janë pasuria më e madhe që kemi si prindër dhe si vend, prandaj ata duhet të jenë gjithmonë prioriteti ynë në çdo hap, në arsim, investime dhe kujdes që u dedikohet çdo ditë.
Këta nxënës të moshave 6-14 vjeç, që vijnë nga shkolla të ndryshme të Kosovës, garuan në një sërë sfidash që testojnë aftësi të avancuara kognitive në aritmetikë mendore me abakus, zgjidhje të shpejtë të ushtrimeve matematikore, përqendrim, memorizim, mendim logjik e kreativitet./Arbresh.info
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...