Në një konferencë për media, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka komentuar largimin e Liburn Aliut.
Ai ka thënë se ka lexuar për dorëheqjen e Aliut nga pakënaqësi me rastin e votimit të tij, por nuk dëshiron të japë shumë komente.
Basha ka theksuar se e vlerëson kontributin e Aliut si aktivist në VV dhe si ministër, duke shtuar se pakënaqësitë janë pjesë e natyrshme e demokracisë, shkruan Arbresh.info.
“Unë lexova në media që ka dhënë dorëheqje nga pakënaqësi me rastin e votimit tim. Unë nuk dua të komentoj shumë, veçse them që e çmoj kontributin e tij si aktivist në VV, siç e çmoj kontributin e secilit. Unë respektoj edhe punën që ka bërë si ministër. Është e natyrshme me pas pakënaqësi, edhe unë kam pas pakënaqësim me ministra, qe besa kjo është demokracia.”, tha Basha./Arbresh info
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...