Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të bëjnë trysni te Serbia për t’i dorëzuar kriminelët serbë të cilët sulmuan Banjskën e Zveçanit e ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Këtë thirrje ai e bëri gjatë Akademisë përkujtimore me rastin e dyvjetorit të rënies së heroit Afrim Bunjaku
“Sot nderojmë heroizmin e një prej bijve më të devotshëm të republikës sonë, heroit tonë Afrim Bunajku. Me veprën e tij sublime ai u bë dëshmi dhe garanci e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Bashkë me kolegët e tij policë, dy vite më parë e në vazhdimësi u dëshmua se mbrojtja e republikës përveç detyrë profesionale, është përkushtim e betim për mbrojtjen e bazamenteve të kushtetutës sonë që Kosova të mbetet gjithmonë shtet i pavarur, sovran, unik dhe i pandashëm. Akti terrorist i dy viteve më parë që i mori jetën rreshterit Bunajku ishte i sponsorizuar, i financuar dhe i realizuar nga vetë shteti serb. Pasi falë heroizmit e atdhedashurisë së policëve tanë që mbrojtën territorin duke ia dështuar planin Serbisë, ajo u bë strehë për ekzekutuesit e këtij akti, duke dëshmuar që vazhdon të mbajë gjallë politikën destabilizuese dhe armiqësore ndaj shtetit tonë”, tha ai.
Kush është Peter Magyar, që rrëzoi Orbanin pas 16 vitesh në ...
Pacolli: Humbja e Viktor Orban shënon fundin e një kapitulli...
Ismail Qemali e Nënë Tereza shfaqen në sheshin më të famshëm...
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Skender Dvorani
Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një...
U deklaruan miq të ngushtë, por Ludo Lee thotë se nuk ka kon...