Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha, ka shprehur besimin e tij se Kamala Harris, kandidate për presidente nga Partia Demokratike, do të dalë fituese në zgjedhjet e presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Basha theksoi se, edhe pse zgjedhjet janë të paparashikueshme, ai beson se Harris do të mund të mundë Donald Trumpin, duke fituar bindshëm.
“Mendoj që këto dy shtete e para që dalin, Karolina e Jugut dhe Gjerogjia, është shumë interesant më i përcjell. Dhe po besoj që në bazë të mungesës që po deklarohen nëpër sondazhe vazhdoj me besu që Kamala Harris do të dal bindshëm fituese”, ka thënë Basha në Debat Plus.
Derisa votimi është në proces, rezultatet fillestare do të fillojnë të dalin gjatë natës.
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë