Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Në një postim në Facebook, ai tha se katër minutat e qyetarëve janë minuta përcaktues për katër vitet e ardhshme.
“Jemi në momentet e fundit të këtij procesi të rëndësishëm zgjedhor. Ftoj të gjithë qytetarët – në të 18 komunat ku po mbahet votimi – që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë themelore dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes për të ardhmen e tyre! Katër minutat e tuaja sot, janë përcaktues për katër vitet e ardhshme nesër!”, shkruan Basha në Facebook./Arbresh.info
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...