Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, në pritjen e Ambasadës hungareze në Prishtinë me rastin e Ditës Kombëtare të Hungarisë, ka shprehur mirënjohjen për miqësinë dhe mbështetjen e palëkundur që Hungaria i ka dhënë Kosovës ndër vite.
“Në ceremoninë e mbrëmshme të organizuar nga Ambasada hungareze për shënimin e Ditës Kombëtare të Hungarisë, pata nderin të marr pjesë dhe të shpreh, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë, mirënjohjen për miqësinë dhe mbështetjen e palëkundur që Hungaria i ka dhënë Kosovës ndër vite. Nga njohja e Pavarësisë sonë, tek mbështetja në arenën ndërkombëtare, e deri te programi Stipendium Hungaricum përmes të cilit mbi 100 studentë tanë janë ndihmuar drejtpërdrejt të hapin horizontet e botës akademike në tërë botën, Hungaria e ka dëshmuar se është shtet mik i vërtetë dhe partner i qëndrueshëm i vendit tonë”, ka shkruar Basha në “Facebook’.
I pari i Kuvendit në fjalën e tij, ka vlerësuar guximin dhe qëndresën e popullit hungarez për liri, që ashtu si e kaluara e popullit tonë, mbetet frymëzim për brezat e ardhshëm.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona dhe urime popullit mik hungarez Dita Kombëtare e shtetit të tyre”, tha Basha.
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...