Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha tha se deputetët e opozitës po shkelin Rregulloren e Kuvendit meqë neni 9 i saj nuk lejon debatin në seancë konstituive.
“Deputetët e opozitës janë në shkelje të Rregullores për shkak se neni 9 i Rregullores thotë se nuk lejohet debat. Përveç kësaj ju e dini që opozita e ka pasur një beteje politike kundër Albulena Haxhiut e për një moment na thane se nuk ju besojmë juve e do të qojmë ankesën në Kushtetuese. Kushtetuesja tha që referojuni Aktgjykimit të vitit 2014. Këta vetë ia kanë bërë pyetjen Kushtetueses e po thotë që ju duhet të votoni e votimi i fshehtë lejohet, ata vazhdojnë të refuzojnë”, tha Basha.
Ai tha se është e papranueshme që po vazhdohet sipas tij nga opozitarët të mbajnë këtë proces të ngujuar. “Shto këtu faktin që Haxhiu ka deklaruar që votimi i fshehtë të provohet e nëse nuk i marr 61 vota tërhiqem”.
Basha tha se për çdo ofertë që e bëjnë, partitë opozitare e gjejnë një pengesë. “Opozita t’i thërras arsyes e të respektojë aktgjykimin e Kushtetueses”, deklaroi Basha pas dështimit të përpjekjes së 44-t për konstituimin e Kuvendit të Kosovës./rtk
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...