Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar sonte nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, në nderim të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në një shënim të tij Basha e ka cilësuar 28 nëntorin frymë që na mban bashkë dhe kujtim të sakrificave shekullore ndër breza, që jetuan, punuan e ranë për çlirim e bashkim të trojeve tona.
“Nga Skënderbeu që ngriti flamurin në Krujë, te qëndresa heroike e Kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari me familjen e tij, 28 nëntori është ura që na lidhë me epokat e lavdisë sonë kombëtare. Çdo brez ka lënë gjurmë në këtë udhë të gjatë me heronjtë e vet, e kjo është linja që na e mëson se liria për ne është e shenjtë dhe mbetet obligim yni ta ruajmë e avancojmë kombin tonë deri në realizim të idealeve tona historike”, ka thënë Basha.
Kreu i Kuvendit ka vlerësuar se më shumë se kurrë, e ndiejmë detyrimin institucional, moral e kombëtar të ruajmë këtë trashëgimi me kujdes, ta forcojmë bashkëpunimin mes shqiptarëve kudo që jetojnë dhe të qëndrojmë bashkë përballë çdo sfide. Bashkimi ynë, ka shtuar Basha, është forca më e madhe që kemi dhe e ardhmja ndërtohet mbi këtë premisë që e ka trasuar rrugën e fitoreve përgjatë historisë sonë të lavdishme.
“Urime 113 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Qoftë 28 nëntori ditë e përhershme krenarie, frymëzimi dhe besimi në fuqinë e kombit tonë. Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan për flamurin e kombin tonë dhe e bënë të mundur që sot të festojmë të lirë e të pavarur”, ka thënë Basha./Arbresh.info

Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...