Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur sot komandantin e Forcave të Armatosura të Sllovenisë, gjeneral brigade Boshtjan Moçnik, në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë.
Sipas një njoftimi nga KFOR-i, ata zhvilluan një diskutim mbi çështje të ndryshme, përfshirë sigurinë afatgjatë në të gjithë Kosovën, stabilitetin rajonal dhe rolin e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Ata diskutuan pikëpamjet mbi tema të ndryshme, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme anembanë Kosovës, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Gjeneralmajor Barduani gjithashtu uroi me Gjeneral-brigadierin Moçnik për kontributet e gjata të SVN-së në KFOR-in dhe në stabilitetin rajonal”, thuhent në njoftim./Arbresh.info
Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 68...
IPK me 10 rekomandime pas inspektimit për trafikimin e narko...
Trump përfundon fjalimin: SHBA është rikthyer më e madhe dhe...
Kurti u takua me Ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Est...
Osmani për ftesën e Trump në Bordin e Paqes thotë se nuk për...
Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e para një muaji në...