Komandanti i Misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, priti në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë, të Dërguarën Speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sh.T. Dame Karen Pierce, e cila ishte shoqëruar nga Ambasadori britanik në Kosovë, Sh.T. Jonathan Hargreaves.
Sipas njoftimit, takimi u përqendrua kryesisht në “situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe dialogun e vazhdueshëm Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja”.
Në këtë kuadër, Gjeneral Major Barduani e rikonfirmoi angazhimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe paqësor për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Gjeneral Barduani theksoi rëndësinë e profesionalizmit të kontingjentit britanik dhe shprehu vlerësimin e tij për kontributin e rëndësishëm të Mbretërisë së Bashkuar në misionin e KFOR-it, si dhe për stabilitetin dhe paqen e rajonit.
Në anën tjetër, Sh.T. Dame Karen Pierce vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe mbështetjen e stabilitetit për të gjitha komunitetet e Kosovës. Ajo theksoi se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për misionin e KFOR-it do të vazhdojë të jetë e palëkundur. /Arbresh.info/
Një muaj që nga fillimi i luftës me Iranin, mijëra njerëz ja...
UN-IGME: Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së f...
AAK sot mban konferencë për media
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...