Ai tha se KFOR monitoron dhe kryen vazhdimisht patrullime përgjatë vijës kufitare mes Kosovës e Serbisë, por se nuk kanë vërejtur prani të shtuar të ushtrisë serbe.
“Sipas mandatit tim, nuk kemi vërejtur ndonjë ndryshim domethënës në praninë dhe vendosjen e forcave të armatosura serbe. Përveç kësaj, bazuar në procedurat ekzistuese që rrjedhin nga marrëveshja ushtarako-teknike e nënshkruar nga NATO dhe Qeveria e Serbisë në vitin 1999, forcat e armatosura serbe duhet të informojnë rregullisht KFOR-in për vendosjen e forcave dhe aktivitetet operative pranë vijës kufitare administrative, ajo që dikur quhej ish-zona e sigurisë tokësore. Si komandant i KFOR-it, mund të them se bashkëpunimi është i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm”, tha Barduani për Kosovo Online.
Ai tha se komunikon vazhdimisht me institucionet e sigurisë në Kosovë dhe shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë.
“Dua të them Gjeneralin Milan Mojsiloviq. Kjo ndihmon në ruajtjen dhe përmirësimin e ndërgjegjësimit tonë të ndërsjellë për situatën”.
Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë
Aksident i rëndë trafiku, rrokulliset një kamion në Mazgit
Një muaj paraburgim për katër të dyshuar për shit-blerje të ...
Statovci i reagon Hotit për sulmet ndaj Osmanit: LDK po sulm...
Haradinaj për aleatët e Kosovës: Vendimet kyqe janë marrë në...
Policia sekuestroi 27 patentë shoferë gjatë një jave në rajo...