Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, ka pritur në takim ambasadorët dhe shefat e misioneve të 33 aleatëve të NATO-s që kontribuojnë në Kosovë.
Sipas KFOR-it, ky takim ofroi mundësi për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe mbi aktivitetet aktuale të KFOR-it në mbështetje të përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare.
“KFOR ka luajtur një rol vendimtar në kontributin për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. I falënderoj përfaqësuesit e të gjitha vendeve kontribuuese të trupave të KFOR-it për mbështetjen e tyre kyçe në këtë drejtim”.
“Kjo është një dëshmi e përkushtimit të palëkundur të aleatëve dhe partnerëve të NATO-s për stabilitetin rajonal”, tha Barduani, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai u shpreh se KFOR-i e mbështet dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga BE-ja, si korniza për adresimin e çështjeve të pazgjidhura dhe për ndjekjen e zgjidhjeve afatgjata në dobi të të gjitha komuniteteve.
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...