Të dielën në Komunën e Mitrovicës , do të mbahet një takim i organizuar nga banoret e fshatit Vllahi se bashku më kryetarin e Komunës Agim Bahtiri.
Ky takim është thirrur pasi që ky fshat ka ngritur shqetësim rreth idesë së shkëmbimit të territoreve.
Njoftimi i plotë:
Banorët e Vllahisë të shqetësuar me temën e shkëmbimit të territoreve
Të dielën me datën 18.11.2018 në ora 13:00 në shkollën fillore “Jashar Begu”, në fshatin Vllahi do të mbahet një takim i përbashkët me kryetarin e komunës, Agim Bahtiri dhe nënkryetarin, Faruk Mujka, me banorët e fshatit Vllahi, të cilët janë mese të shqetësuar nga deklarimet e fundit të disa politikanëve por edhe me publikimin e një harte ku sipas ndarjes së re pas “Marrëveshjes Finale me Serbinë”, fshati Vllahi do të mbetej nën administrimin e komunave veriore, respektivisht të Serbisë.
Në këtë takim pjesëmarrës do të jenë edhe shefat e grupeve të Asamblistëve të Komunës së Mitrovicës si dhe mediat lokale e ato qendrore./arbresh.info/
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro