Banorët e banesës kolektive në lagjen “Shotë e Azem Galica” në Viti me kova në dorë çdo mëngjes bëjnë mbi 100 metra rrugë për të siguruar ujë.
Në pamundësi për t’u furnizuar me ujë në katet e larta për shkak të shtypjes së dobët për këta banorë kjo mbetet zgjidhja e vetme.
Për hallin që kanë këta banorë thonë se i kanë njoftuar edhe organet përgjegjëse, njofton Klan Kosova.
Por ky problem vështir se do të zgjidhet edhe një kohë.
Kjo pasi përgjegjësi për rajonin e Vitisë nga kompania rajonale e ujësjellësit “Hidromorava”, Kemur Mustafa i tha Klan Kosovës me telefon se mungesa e shtypjes për ta dërguar ujin deri tek katet e larta vjen si pasojë e keqpërdorimit të ujit nga qytetarët.
Rikthehet Kupa e Kosovës me dy përballje interesante
Përmbyset varka pranë Libisë, zhduken mbi 50 emigrantë
220 gjoba brenda një dite në Prishtinë, 35 shoferëve u merre...
Oklahoma City Thunder triumfon derbin e natës së mbrëmshme n...
TI: Kosova bëri një hap prapa në luftën kundër korrupsionit
Shumë të vdekur dhe mbi 600 të plagosur nga reshjet e dendur...