Banorët e Keqekollës kërkojnë asfalt dhe transport në këmbim të pagesës së mbeturinave

12:35 | 28 Prill 2018
V. S.

Banoret e fshatit Keqekoll kanë protestuar sot për disa nga pakënaqësitë e tyre.

Komuna e Prishtinës ka vendosur që atje të dërgojë disa kontejnerë për grumbullimin e mbeturinave si dhe të inkasojë të ardhura nga banorët e Keqekollës.

Por, ky veprim ka penguar banorët, të cilët kanë thënë se komuna e Prishtinës nuk e ka bërë asnjë investim në fshatin e tyre, njofton Klan Kosova.

Banorët kanë kërkuar që fillimisht të rregullohet infrastruktura rrugore si dhe çështja e transportit pasi fëmijët e tyre udhëtojnë më shumë se një orë në këmbë si pasojë e këtyre telasheve.

Pas realizimit të këtyre kërkesave ata kanë thënë se do të pranojnë të paguajnë edhe për mbeturinat./klan kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale