Banorët e Hajvalisë që nga mesdita janë duke u përballë me mungesë të energjisë elektrike.
Kjo po ndodh pasi përballë xhamisë po planifikohet të hapet një pikë e re e “Viva Fresh”, ku siç shihet edhe në videon e dërguar nga lexues të arbresh.info, ekipet e KEDS-it janë duke punuar në rrejt.
Por, sipas lexueseve të shumtë që kanë shkruar në adresën e arbresh.info, KEDS-i kanë lënë pa energji elektrike gjatë tërë ditës dhe nuk ka marrë masa, edhe pse kishte njoftuar që energjia do të kthehet në ora 16:00, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Ata kanë thënë se kjo pjesë shpesh përballet me mungesë të energjisë elektrike edhe në ditë si kjo kur temperaturat janë të ulëta e me reshje bore./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...